Home KRYESORE Berisha: Nikolla mbledh të dhënat personale të nxënësve dhe prindërve

Berisha: Nikolla mbledh të dhënat personale të nxënësve dhe prindërve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili akuzon ministren e Arsimit Lindita Nikolla se në kundërshtim me ligjin mbledh të dhënat personale të nxënësve dhe prindërve.

Teksa ka publikuar një formular në Facebook, një prind i shkruan ish-kryeministrit se në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë u është dhënë ultimatum mësuesve që nxënësit të plotësojnë këtë formular.

DENONCIMI: 

Ndrikull Vila mbledh ne dhunim te ligjeve
te dhena personale te prinderve te nxenesve!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital dhe shikoni foton e dërguar prej tij. sb

Përshëndetje dr kërkoj ndjese qe s’mund t’ju kontaktoj drejtpërdrejt për arsye frike nga ndonjë hakim i mundshëm dhe me ngjarjet qe jemi mësuar te shohim e dëgjojmë se si përfundojnë ne disfavor te denoncuesit…Shkolla “Kongresi i Manastirit” ne Tirane u ka dhene ultimatum mësuesve e për rrjedhoje këta ja përcjellin nxënësve te plotësojnë këtë formular

Me kujton filmin “Perralle nga e kaluara” kur Gjinuo ankohet: Njera thot hip se te vrava, tjetra thotë zbrit se te vrava-Si do veje ky halli im. Vjen ky formular si letër anonime sepse nese do kishte emer mbiemër apo vule institucionale dhe regjistrim audio nga mësuesit….do ishte shume e thjeshte ti drejtoheshim gjykatës.

Femija ulërit do e plotesosh sesben….ndryshe nuk shkoj ne shkolle. Me thoni i nderuar doktor….cduhet te bej?

Share: