Home KRYESORE Deputeti nuk tërhiqet, ja çfarë thotë pas arrestimit të të birit

Deputeti nuk tërhiqet, ja çfarë thotë pas arrestimit të të birit

Deputeti i PS, Rrahman Rraja ka reaguar pas arrestimit të djalit të tij, Rexhep Rraja ditën e djeshme. “S’ka lidhje fare me këtë. Nuk ka kryer dhunë”, ka deklaruar Rraja teksa dilte nga Kryesia e Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët nëse ndien përgjegjësi, deputeti sqaroi se nuk do të largohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

“Djali im nuk ka kryer dhunë. Nuk do të largohem nga grupi i PS”, tha ai.

Deputeti Rrahja nuk ka qenë prezent në mbledhjen e grupit të PS-së, ndërsa më pas ai ka komentuar shkurtimisht për gazetarët duke thënë se nuk largohet nga partia.

Sakaq, Taulant Balla që drejtonte mbedhjen me dyer të mbyllura u ka thënë deputeteve  se PS duhet të fokusohet te axhenda e saj e të mos merret me opozitën, e cila ka hallet e veta./Opinion.al

Share: