Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë orëve të natës në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, ku makina me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat) është djegur plotësisht.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Informacion Paraprak i Policisë së Tiranës
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.