Home KRYESORE Emiljano Nuhu: Arta Marku të nisë hetimet për Ramën, më kanosi publikisht

Emiljano Nuhu: Arta Marku të nisë hetimet për Ramën, më kanosi publikisht

Nënoficeri i Policisë, Emiljano Nuhu në një intervistë për “360 Gradë” në Ora News, kërkoi nga kryeprokurorja Arta Marku që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama për kërcënim.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duhet të fillojë menjëherë hetimet për kryeministrin, zt.Edi Rama që më kanosi publikisht që unë të mos flasë më. Çfarë provash i duhen prokurorisë për të faktuar këtë kërcënim të Edi Ramës.

Nuk është kërcënim emocional, ky është kërcënim me të gjitha hallkat e shtetit për të më bërë mua që të mos flasë më në lidhje me skandalin.

Nuk kam asnjë interes përfitimi nga kjo situatë. Zonja Maloku i ka ndryshuar disa herë deklarimet dhe e mirëkuptojë se pse i ndryshon deklarimet”, tha Nuhu për “360 Gradë”

“v/l. Dita

Share: