Home KRYESORE Forca të shumta policie në Qendër, tek 15-katëshi. Ja çfarë ndodhi

Forca të shumta policie në Qendër, tek 15-katëshi. Ja çfarë ndodhi

Forca të shumta policie, janë parë mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, përpara hotel Tirana (15 Katëshi). Opinion.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen shiritat e sigurisë dhe forcat xheniere në vendin e ngjarjes.

Opinion.al u interesua pranë policisë dhe mësoi se ka një alarm për bombë!

Burimet thanë se një qytetar ka harruar një pako mbi gurin dekorativ në shesh (përpara 15 katëshit). Çanta është raportuar si e dyshimtë tek 112. Menjëherë aty ka mbërritur policia, ndërsa forcat xheniere kanë kryer shpërthim stimulant të pakos së dyshimtë.

Si për ironi të fatit në pakon e dyshimtë që alarmoi gjithë policinë e Tiranës dhe shkaktoi panik të qytetarët u gjetën një palë këpucë për femra. /Opinion.al

Share: