Nga Shpëtim Idrizi
Ministri yne I jashtem paska shprehur falenderimin per Ministrin e dorehequr te shtetit grek, Kotzias. Nuk di se per çfare e falenderon homologun e uzos dhe te Zorbes ministri yne???
E falenderon per varret e ushtareve greke qe sot ngrihen ne territorin tone megjithse erdhen si pushtues, ndersa te renet tone qe u theren ne prag te shtepise, ende sot jane shpirtra pa varr?
E falenderon per marrveshjen e turpshme te toponimeve qe heq qytetet e vendlindjes se pleqve tane nga pasaportat e shtetit shqiptar duke vazhduar kesisoj politiken e diskriminimit ndaj nesh? E falenderon per marrveshjen e ujrave per te cilen Kotzias mburrej se do merrte ujrat tane duke zgjeruar te vetat nga 6-12 milje?
E falenderon se mos hoqi ligjin e luftes e sot ministri yne ben sikur harron se po falenderon ministrin e nje shteti me te cilin eshte zyrtarisht ne lufte? E falenderon se bertiste qe çeshtja Çame nuk ekziston e qe shqiptaret e Çamerise ishin bashkpunetor me nazismin? E falenderon se po punonin bashke per te hequr termin Çameri nga tekstet shkollore shqiptare?
Por Çameria, duhet ta dini qe do jua ngrije buzeqeshjen ne buze njesoj si Kotziasit. E drejta e neperkembur e shpirtrave qe humben jeten dhe te atyre qe lane pas nje jete te tere e shtepite e tyre eshte haku njerzor qe do ngrije çdo akt tradhetie ndaj saj e do na mbaje gjithe jeten tone perballe armiqve e ne krah te miqve. Ne nuk harrojme!!!