Home KRYESORE Ju pëlqen të drekoni në restorante? Do ju pëlqeje më shumë të...

Ju pëlqen të drekoni në restorante? Do ju pëlqeje më shumë të jeni pjesë e gatimit të atyre pjatave.

Nga Artur Nura

Sigurisht përvec gatimit ne shtëpi te gjithë gjejmë mundësinë dhe hapësirën te shkojmë ne restorante me emër te mire dhe kuzhine cilësore. Shefat me te mire te kuzhinës sjellin ne restorante edhe klientelën me te shumte dhe me cilësore.

Si konsumatore të këtyre shefave pasi drekojmë, apo darkojmë dhe kënaqemi me cilësinë dhe shërbimin, sigurisht para se te çohemi nga tavolina komentojmë ato që konsumuam dhe themi cila nga pjatat na kënaqi më shumë dhe në cilat veçanti të tyre.

Sigurisht duhet thëne se kur largohemi nga këto restorante pa pasur qejf-mbetje dhe pakënaqësi, padyshim aty personeli i kuzhinës dhe i shërbimit është profesional dhe i shkolluar si duhet dhe ku duhet.

Restorantet qe nuk e kane  personelin profesional, asnjëherë nuk te “detyrojnë” dot te kthehesh aty për te konsumuar pjatat dhe shërbimin e tyre dhe këtë çelës te suksesit te këtij biznesi ne zhvillim po e kuptojnë shumica e pronareve dhe vete te rinjtë qe po ndjekin ne shumice shkollat profesionale te kuzhinës.

Te kërkosh të “shkollosh” edhe të shijuarit e shoqërisë

Instituti Kulinar Neranxi përtej shkollimit të shefave profesional të kuzhinës po tenton te “shkolloje” edhe konsumatoret e tavolinës së ngrënies dhe veçanërisht sqimatarët e shijeve cilësore të të ngrënit të shëndetshëm.

Ne ambientet dhe laboratorët mësimore te kësaj shkolle kuzhine çdo te shtune organizohet “Open Day” (Dita e Hapur) e gatimeve nga më cilësoret ku “studente” ftohen të jenë qytetare të ndryshëm nga fusha të ndryshme të shoqërisë.

Shefat më të mirë ne treg dhe që janë docentë të kësaj shkolle, shqiptarë, italianë apo grekë edhe aziatikë, gatuajnë dhe shpjegojnë në detaje procesin e realizimit të pjatave më të mira të shijes në tavolinë të ngrënies.

Çdo pjate realizohet në mënyre krijuese edhe duke konsultuar shijet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve dhe me mjaft elegancë u mësohet të pranishme, kryesisht zonja, po jo vetëm, si të gatuajnë më mirë dhe me më shumë shije në shtëpitë e e tyre.

Eksperienca ime me Chef Eri Muhaj

Ne patëm fatin që sot në “Open Day” në Institutin Kulinar Neranxi të mësonim si gatuhen në mënyre profesionale dhe gjithë elegance e shije:

“Mish vici me verë të kuqe në tavë”

“Mish vici të fermentuar në ujë me kripe, sheqer dhe salcë worchester”

“Supe karkaleci me buljon butakësh Knorr”

“Taljatela me karkaleca deti”

Docenti i i Kuzhinës, Chef Eri Muhaj, shkolluar dhe me praktike në restorantet më të famshme të Greqisë, por edhe në ato të Shqipërisë, na i shpjegoi këto  receta me mjaft profesionalizëm dhe elegancë, duke na shpjeguar në detaj dhe njësi, çdo veprim të përdorimit të thikës, lugëve, garuzhdave, tenxhereve dhe tiganëve e pjatave, aq bukur dhe me qytetari sa zonjat e pranishme thane me të drejtë që nuk paskemi ditur si gatuhet ashtu si duhet!

Chef Eri Muhaj, së bashku me ne përzgjodhëm produktet e nevojshme të ofruara nga Kompania Neranxi, si dhe të markatës së perimeve dhe produkteve të freskëta të Institutit Kulinar Neranxi, dhe i gatoi tre recetat e më sipërme me një pasion dhe art për tu komplimentuar deri ne atë pikë, sa ne kur i shijuam ato pjata, siç ishte parashikuar nga organizatoret, nuk rreshtëm duke e falënderuar për cilësinë dhe veçantinë e impresionit që po na jepnin gatimet dhe shërbimi i tij profesional.

Per mua ishte hera e parë që shijova pjata cilësore restorantesh të cilat u përgatiten me pjesëmarrjen time dhe duke u shpjeguar me shumë profesionalizëm jo rastësisht në shkollën më të mirë të kuzhinës në Rajon.

Sigurisht qe ju pëlqen të drekoni apo darkoni dhe shijoni të ngrënit e pjatave cilësore në restorante classi, por unë personalisht ju siguroj që do ju shijojë më shumë sikur të provonit të ishit edhe pjesëmarrës në përgatitjen profesionale të këtyre pjatave.

Unë  u surprizova nga kjo eksperiencë dhe e shijova me shumë kënaqësi dhe impresion pozitiv. Nëse nuk më besoni, shkoni në këtë lloj kuzhine çdo të shtunë në “Open Day” te Instituti Kulinar Neranxi nga ora 10.00 deri ne 14.00.

Nuk do të zhgënjeheni, jo. Do kërkoni te shkoni përsëri për të provuar recete të tjera. Ne te paktën familjarisht kështu do bëjmë.

Share: