Home KRYESORE “Komandoja në kërkim për vrasjen e Bllokut po mendon të dorëzohet”

“Komandoja në kërkim për vrasjen e Bllokut po mendon të dorëzohet”

>Mevjol Bilo është një nga personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në Bllok, ku komandoja akuzohet se është autori i vrasjes së Fabian Gaxhës si dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 se të martën është sekuestruar arma e shërbimit të Bilos në repartin e Zall-Herit, që thuhet se ishte përdorur që në 5 qershor. Duke u bazuar tek burime policore, Lala tha se kishte zëra për një vetëdorëzim të mundshëm të ushtarakut, i cili natën kur ndodhi krimi ishte jashtë shërbimit, por punonte privatisht si truproja i këngëtares Elvana Gjata.

“Sot është sekuestruar arma e shërbimit të Mavjoll Bilos, që e kishte përdorur që në 5 qershor. Thuhet se është duke u bindur për një vetëdorëzim, pasi mendohet se gjithçka ka qenë në tronditje e sipër”, – tha Lala.

Kujtojmë se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë para se te ndodhte vrasja, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima./Lapsi.al

Share: