Home KRYESORE Kryeministri Rama takohet me profesionistët e ardhshëm të kuzhinës “Neranxi” te ferma...

Kryeministri Rama takohet me profesionistët e ardhshëm të kuzhinës “Neranxi” te ferma organike “Pema e Jetës”

Sot studentet e Institutit Kulinar Neranxi, shkolla profesionale më e mirë në rajon ne formimin e shefave  të kuzhinës dhe krijimit të shijeve më të mira në tavolinën e ngrënies, përgatiten një banket tek ferma organike “Pema e Jetës” me emër shumë të mirë në Agroturizem.

Studentet, se bashku me stafin e kuzhines se Fermes, gatuan me produkte bio dhe organike te kultivuara po nga kjo fermë që, së bashku me pasionin dhe profesionalizmin e docentit Eri Muhaj dhe klasës se tij që gatuan me dashuri dhe përkujdesje pjata të shkëlqyera klientëve të kësaj ferme.

E vendosur mbi kodrat e fshatit Shkallnur ne Durrës, kjo ferme u ofron klientëve te saj një pamje te mrekullueshme relaksimi dhe kënaqësie te gjirit te Durrësit qe shpaloset ne 360 grade dhe sigurisht ofron nje sherbim cilesor me staf profesional.

Midis te tjerash, sot ferma “Pema e Jetës” u vizitua edhe nga kryeministri Edi Rama i cili pati mundësinë edhe të takohej me profesionistët e ardhshëm të kuzhinës më cilësore në Ballkan, sigurisht së bashku me docentin e Institutit Kulinar Neranxi, chef Eri Muhaj qe shquhet për krijimin e pjatave cilësore me shije unike.

 

Share: