Home KRYESORE Kunati i Kacifas: E qëlluan kur ngriti duart, policët morën shegë dhe...

Kunati i Kacifas: E qëlluan kur ngriti duart, policët morën shegë dhe arra nga shtëpia e tij

Në një intervistë për mediat greke, kunati i Konstandinos Katcifas është shprehur se referuar edhe argumentimit të avokatit kur tha se ai është qëlluar nga RENEA në një distancë të afërt, ka shtuar se është qëlluar me plumb në kokë pasi ka ngritur duart për t’u dorëzuar.

Ndër të terja ai tha se gjatë orëve kur polica ishte në kërkim për ta gjetur, kanë terrorizuar për më shumë se 5 orë familjarët e tij, ndërsa shton se ata kanë marrë dhe thasë më arra dhe shegë në shtëpinë e tij, që i kishte mbledhur Kosntandinos.

54545“Kur u futa brenda në morg për ta parë, bëra kryqin dhe thash  “O Zot” çfarë do më shohin sytë,, por kur e pashë… ai kishte një buzëqeshje dhe një qetësi në fytyrë që nuk kam parë kurrë më parë. Qeshte ju them, keni për ta parë dhe nuk do e besoni… Siç më tha dhe avokati ai ka qenë i gjunjëzuar kur e kanë kapur, dhe më pas është ngritur në këmbë, ka hapur duart dhe ka thënë “Rroftë Greqia” dhe një fjalë tjetër që nuk e kuptova kur ma thanë, dhe më pas ata e kanë qëlluar, nga një distancë, 15-20 metra”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte ngritur duart për t’u dorëzuar apo jo, kunati ka thënë se nuk donte të dorëzohej por donte të bënte një akt që në studio e cilësuan si heroik.

“Jo ai nuk donte të dorëzohej, donte të bënte një gjest tjetër… ai bën pjesë në një kategori njerëzish që unë tani nuk dua ta them, sepse është shumë fjalë e madhe.


360grade.al

Share: