Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Cilesia e karburanteve/Letra e nje qytetari derguar redaksise se Perqasje.com

Cilesia e karburanteve/Letra e nje qytetari derguar redaksise se Perqasje.com

Makinat po shkaterrohen cdo dite, cilesia e skandaloze e karburanteve ben qe shoferet e automjeteve me shume te lene para per serviset e makinave se sa per ti blere nga fillimi ato.

Per kontrollin e cilesise se karburanteve eshte nje institucion shteteror, ISHTI, punonjesit e te cilit paguhen me taksat tona, por ka disa muaj qe e kane harruar detyren e tyre per tiu nenshtruar korrupsionit, duke bere nje sy qorr e nje vesh shurdh gjate kontrolleve qe duhet te bejne..

Situate e paprecedente. Informacione jo zyrtare bejne te ditur se nafta e Ballshit, del me squfur kur hidhet ne treg. Pasojat bien mbi qytetaret.

Sipas te njejtave informacione po tregtohet solar ne vend te naftes. Po ashtu rafineria e elbasanit RBH, blen gjysem produktin qe nuk lejohet per tu hedhur ne treg se eshte vetem per perpumim te metejshem, por cudia shqiptare vazhdon pasi e shitet neper karburante per nafte dhe qytetaret sot jane shume te pambrojtur.

Sigurisht interesat e ngushta dhe korrupsioni i drejtuesit te ISHTI, eshte reflektuar edhe tek stafi i inxhiniereve te cilet i ka nderruar te gjithe duke e trajtuar institucionin dhe karburantet ne shqiperi si prone personale .

Shenim: qytetari qe e soli kete denoncim deshiron te mbetet anonim dhe keshtu sigurisht vertetesia e krij denoncimi i mbetet per tu vertetuar institucioneve perkatese. Ne po e botojme te bindur qe ato do verifikojne shqetesimet e qytetareve.

Share: