Home KRYESORE Libri “Kina, një Vështrim Shqiptar” ‘shkon’ edhe ne Shkodër

Libri “Kina, një Vështrim Shqiptar” ‘shkon’ edhe ne Shkodër

Nga Genc Mlloja

Pata kenaqesine te takoj sot Znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkise se Shkodres, qyteti im i lindjes, ne zyren e saj.

Me ate rast i dhurova librin ‘Kina, nje Veshtrim Shqiptar’ (China, an Albanian Insight) te cilin e kam botuar ne shtator te ketij viti. Ishim ne kete takim bashke me analistin e mirenjohur Artur Nura, i cili drejton portalin perqasje.com, dhe ne pranine e Z. Ritvan Sokoli, funksionar ne Bashki.

Duke shkembyer mendime mbi Kinen, Znj. Ademi tregoi se kishte patur rastin te mirepriste Ambasadoren Jiang Yu dhe biznesmene kineze ne Shkoder dhe shpresonte per cdo lloj bashkepunimi te mundeshem te qytetit verior te Shqiperise me ta.

Nga ana tjeter, ajo vleresoi zhvillimin dinamik te atij vendi me nje popullsi prej 1.4 miliard.

Kujtuam pranine masive te bicikletave kineze ne Shkoder i ashtuquajturi qyteti i bicikletave.

“Shkodranet nuk heqin dore nga bicikletat, vazhdojne te jene popullore”, tha kryebashkiakja e Shkodres.

Ajo vuri ne dukje numrin ne rritje te veprimtarive kulturore ne bashkepunim me ambasadat austriake, italiane, gjermane, franceze, polake etj.

Po keshtu Znj. Ademi ishte entuziaste edhe per ngjarjen e sotme ku tek pedonalja po sherbeheshin delikatese te Institutit Kulinar Neranxi qe kishte ‘zbarkuar’ ne Shkoder me ‘Autobusin e shijes’.

Ajo i konsideronte te tilla veprimtari si pjese e ‘axhendes’ se jetes shkodrane, dhe gjeti kohe megjithe punet e saj te kalonte disa momente aty ku ‘shkrinin’ mjeshtrine kulinare shefa te mirenjohur grek, filipinas e shqiptare te ndihmuar nga disa studente te Institutit Kulinar Neranxi, te cilet percuan edhe humor me qytetare shkodrane, kosovare e turiste ne qender te Shkodres!

 

Share: