Një ‘luftë’ e ashpër për audiencë mes dy gazetarëve të njohur që mori përmasa dhe më të mëdha pas deklaratave kontradiktore të vajzes se re nga Fushe Kruja, Xhisiela Malokut.
Siç ishte paralajmëruar ajo do të dilte në një intervistë në Top Channel me gazetaren Eni Vasili, por pak minuta para se të niste emisioni, Blendi Fevziu e hodhi intervistën me vajzën e Fushe Krujes në “Facebook” qartazi per qellim audience!
Pas kësaj intervista për Fevziun u dha në Klan. Ndër të tjera Xhisiela deklaroi në “Opinion” se intervista në Top Channel ishte manipuluar. Ajo tha se i ishin marrë dy intervista pasi kishte probleme me zërin por është transmetuar vetëm njëra dhe aty kanë ndërhyrë.
Nga ana tjetër Fevziu i ka dalë në mbrojtje Vasilit përballë Xhisielës pasi tha se probleme ka për çdo televizion dhe se pyetjet gazetarët mund t’i bëjnë në mënyra të ndryshme.
Pas kësaj deklarate gazetarja Eni Vasili ka reaguar live në emision e cila theksoi se intervista ishte e plotë dhe e vërtetë. Por Vasili shkoi dhe më tej me një deklaratë të fortë kur tha se Xhisiela është urdhëruar të shkojë në një studio tjetër, duke iu referuar “Opinion”. Po kush e ka urdhëruar 25-vjeçaren?
“Po është e vërtetë që Xhisiela ka dhënë dhe një intervistë tjetër për një gazetar tjetër që unë vendosa të mos e transmetoj në emisionin tim. Por iu kërkoj kolegëve fair game ‘lojë të ndershme’. Xhisiela më tha që nuk vij live se më kanë urdhëruar të shkoj në një studio tjetër.
Jam përpjekur të marr një dëshmi, të bëj një punë profesionale. Qëllimi im ishte e vërteta. Dëshmoj këtu bashkë me 20 vitet e karrierës sime se gjithçka u transmetuar është vetëm e vërteta. Kam qenë unë, Xhisiela dhe gazetarja Anila Hoxha. Aty dha përgjigje për të cilat nuk ishte e përgatitur. Na ka marrë në telefon për të hequr disa pjesë por nuk e bëmë dhe ne e transmetuam të plotë.
Në fund të intervistës i kam thënë që për çdo gjë që do ketë nevojë për çfarëdo lloj ndihme numrin tim të telefonit e ka”, tha Vasili, por cmund te beje Eni Vasili per ate vajze te gjore e vene nen thundren e te gjitheve? Do i dali ne mbrotje me trupin e saj? Kjo nevojitet ne fakt, kundrejt asaj e cila duket qarte qe komandohet ne menyra te dhunshme dhe kete te gjithe e kane kuptuar, vec shtetit me ne krye drejtuesit e tij te cilet mendojne vetem per pushtetin dhe aspak per individin.
Po keshtu bene edhe dy gazetaret e njohur dhe kanalet televizive perkatese te interesuar vetem e vetem per audiencen dhe parat qe sjelle ajo…
Eni Vasili ne fund te emisionit nuk e fshehu kenaqesine e jashtezakoshme te audiences duke thene: faleminderit sepse keni qene, shume po shume, qe na ndjekur sot!
Asnje fjale per dramen e asaj vajze kundrejt te ciles nuk munguan apelet qytetare dhe profesionale edhe ne studion e saj, por Audienca mbi te gjitha, shpirti i nje individi nuk ka vlere ne shoqerine e konsumit ku jetojme!
Duhet te mbeshtesim te gjithe propozimin e Ina Zhupa, zedhenese ne PD e cila i ka shkruar ambasadorit te BE ne Tirane ti ofroje familjes se Xhiseila Malokut strehim politik ne nje vend te Be dhe jo te kerkojme vec audience!
Tani edhe kryeministri Edi Rama qe ka edhe televizion privat nga i cili merren dhe trasmetohen ne te gjitha kanalet informative fjalimet e tij te gjata, tashme ka nje argumet me shume per te propozuar Pakete Anti Shpifje! Bravo gazetareve me t enjohur te ketij vendi te varfer dhe me shume halle!