Home KRYESORE Me 74 kartona, mazhoranca vendos shembjen e Teatrin Kombëtar

Me 74 kartona, mazhoranca vendos shembjen e Teatrin Kombëtar

Me 74 vota pro mazhoranca parlamentare ka vendosur sot të rrëzojë dekretin e Presidentit, dhe ti hapë rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Kur u votua prezenca ishin 75 deputetë e ministra në sallë, ndërsa gjatë votimit për dekretin ishin 74 vota.

Mesohet se ai që nuk ka votuar për shembjen e teatrit është ministri Pandeli Majko.

Po sot në seance plenare u votua me 75 vota pro, ligji që mbyll lojërat e fatit.

Menjëhere pas votimit Rama shkruan në Twitter:

Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor👊Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata🤡/Opinion.al

Share: