Nga Eva Idrizllari
Gjithe nates, kam pare ne enderr “leftaqis”.
– Shikoji bija ime, shikoji, – degjova nje ze.
Ishte dora vete Zoti, qe vazhdoi, – “leftaqis” te bejne te pashem, te japin pozite, fame, por te bejne edhe te marre. Mjafton te shikosh atyre qe jua kam dhene – dhe beri me gisht nga nje kend.
Kur hedh syte, shoh Mustafane i transformuar ne modelin e Muçit bashkekohor, i cili po thellohej mbi nje shkrim per perçmimin e myslimaneve qe po e “qendisqariste” per botim.
– E sheh çfare ndikimi kane “leftaqis” – mu drejtua Zoti. Edhe kur je mysliman, te bejne me katolik se edhe vete Papa qe realisht predikon dashurine.
– Eshte fake news – i pergjigjem – fake, fake, fake…
Kur me doli gjumi kuptova se kisha pare vetem nje enderr, pasi nuk isha e mbuluar me “leftaqis”, por me çarçaf dhe batanije.
U hodha te lexoja ne internet se çdo te thoshte kjo enderr. Shkruhej, se: endrrat jane gjysme te verteta. Domethene, nje gjysem eshte “legenaqis”, gjysma qe mbetet eshte “rrenaqis”.