Jeta e këngëtares së ndjerë britanike Amy Winehouse e cila u nda nga bota në vitin 2011, do të bëhet film biografik. Familja e saj ka nënshkruar një marrëveshje me “Monumental Pictures”për të realizuar biografinë e këngëtares, që nga fama deri te vdekja tragjike e saj në moshën 27-vjeçare.
Babai i hitmake-rit “The Back To Black”, Mitch, tha se ishte koha e duhur për të festuar jetën e Amy-it, shtatë vjet pasi këngëtarja e mirënjohur vdiq nga helmimi me alkool. “Ndihemi gati për të celebruar talentin e jashtëzakonshëm të Amy-t. Falë fondacionit kuptuam se historia e vërtetë e sëmundjes së saj mund të ndihmojë shumë njerëz që mund të jenë në të njëjtën situatë. Me Alison e Debra gjetëm disa producentë fantastikë anglezë që e kuptojnë se sa e rëndësishme ishte Amy për njerëzit”, – deklaroi i ati i këngëtares së ndjerë, Mitch Winehouse.
Duke folur për “The Guardian”, ai theksoi: “Tani jemi në gjendje të festojmë jetën dhe talentin e jashtëzakonshëm të Amy-it. Përmes Fondacionit Amy Winehouse, historia e vërtetë e sëmundjes së saj do të mund të ndihmojë shumë të tjerë që përjetojnë çështje të ngjashme”.
Mitch kish thënë më parë për “The Sun” se: “Ajo që duam, është që dikush ta portretizojë Amy-n në mënyrën që ajo ishte… qesharake, brilante, simpatike dhe personi i tmerrshëm që ajo ishte. Nuk ka kuptim që unë të bëj film, sepse jam babai i saj, por për të marr njerëzit e duhur për ta bërë këtë. Kjo është shumë e rëndësishme, dhe ne do ta bëjmë”.
Duke mohuar thashethemet se A Star Is Born (një yll lindi), aktorja Lady Gaga do të interpretojë Amy-in. Për këtë Mitch tha: “Nuk ma mori mendja se do të ishte një aktore e panjohur, e re, angleze, aktore e cila ngjan pak si Amy.
Alison Owen e “Monumental Pictures”, nëna e Lily dhe Alfie Allen, së bashku me Debra Hayward do të jenë producentet e filmit. Ai do të përshtatet me skenar nga Kinky Boots dhe shkrimtar Geoff Deane. Xhirimet do të fillojnë në 2019. Familja Winehouse do të shërbejë si prodhuese ekzekutive në film, me të ardhura që shkojnë drejt Fondacionit Amy “Winehouse”, organizatë që angazhohet për të minimizuar efektet nga përdorimi i alkoolit dhe drogës.
Alison dhe Debra thanë në një deklaratë se: “Jemi krenare që Mitch Winehouse na ka besuar historinë e Amy-it mahnitëses, një ikonë, këngët e të cilës kanë pajisur fonogramin për breza”.
Amy u rrit në famë pas lirimit të Frank në vitin 2003, dhe ajo fitoi si suksesin kritik dhe atë komercial pas debutimit të saj me zërin karakteristik xhaz, duke fituar dhe fansat në mbarë botën, para se albumi i saj i dytë “Back To Black” të dilte tre vjet më vonë.
Në vitin 2015 jeta e këngëtares britanike ishte pjesë e dokumentarit “Amy”, shpërndarë nga “A24”, duke fituar dhe çmim “Oscar”, në kategorinë “Dokumentari më i mirë”.
Burimi: dailymail.co.uk
Përgatiti për botim: L.Veizi/ DITA