Home KRYESORE Nganjëherë…

Nganjëherë…

Nganjëherë,
njeriu bëhet erë!
Nga-njëherë,
çasti ngelet në vlerë!
Nga-njëherë,
dashuria vishet me magji,
kjo ndodhi tek mua
dhe tek ti!

Nga-njëherë çasti,
vargëzuar me ndjenjë
përqafuar rrjedhshëm me lëkund-shmërinë e jetës
kthehet në vazhdimësi!
Kjo po ndodh me mua
dhe ty, deri në të tonën fundësi!

Me “nganjëherë”
përcillet e gjithë vlera e jetës,
nga çasti në përjetësi,
e “nganjëherë”
mbetet përgjithmonë kështu
tek unë dhe ti!

Share: