Home KRYESORE “OPEN DAY” E KUZHINËS PËR TE GJITHË. Mos mungo te shtunën edhe...

“OPEN DAY” E KUZHINËS PËR TE GJITHË. Mos mungo te shtunën edhe ti!

Edhe sot u realizuan orët e praktikes se kuzhinës për individët sqimatare te gatimit cilësor me shije unike. Zonjat, por edhe zotërinj, sot ne drejtimin e docentit Mentor Merjemaj me shume eksperience, shpjeguan dhe gatuan supe krem spinaqi, sallate me perime te ziera, tagliatale me këpurdha porcini dhe qafe gici ne furre me salce veloute.

Mendoni veten sikur jeni duke i shijuar keto pjeta speciale? Sot zonjat pas dëgjimit, shënimeve dhe realizimit te këtyre pjatave me shije unike qe mund te realizohen vetëm ne kuzhinën e brendit “Neranxi”, i shijuan këto pjata si kurrë me pare. Ne fakt, ideja e novacioni i bene pjesëmarrësit te ndihen ne një restorant cilësor, por ku merr pjese edhe ti ne gatim dhe kush e provon thotë qe te jep një ndjesi krejtësisht te veçante.

Të gjithë të apasionuarit pas gatimit, familjarët, amvisat apo të gjithë ata që duan të mësojnë një recetë specifike u ofrohet projekti me i ri i Institutit Kulinar Neranxi, “Open Day” i cili hap dyert çdo të shtunë për të gjithë të interesuarit.

Me një pagesë minimale prej 10 Euro, ju do të keni mundësi të mësoni recetën e dëshiruar nga chef-a profesionistë, teknikën e gatimit, mënyrën e përgatitjes dhe në fund gjithçka do të gatuani, do ta degustoni, apo merrni me vete sipas zgjedhjes tuaj.

Të gjithë ata që duan të mësojnë mbi kuzhinën tradicionale shqiptare, dhe të të gjithë vendeve të botës jeni të mirëpritur çdo të shtunë, ora 10;00 – 14:00 në ambientet e Institutit Kulinar Neranxi në adresën Autostrada Tiranë-Durrës Km7, Yrshek, Tiranë, ose telefononi ne: 068 60 40 205.

#openday #openday2018 #iknopenday #cookingwithchefs

Share: