Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër detaj për propozimin e tij për një paketë antishpifje dhe sipas tij kjo paketë nuk do të jetë e përfshirë në Kodin Penal.
Rama: Paketa AntiShpifje në Kod Penal?Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat. Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorë.