Skandale të tjera do të përfshijnë sërish përfaqësues të kabinetit të qeverisë ‘Rama’.
Ka qenë ky paralajmërimi që ka lëshuar kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e grupit të PD.
“Vendi është në kolaps dhe dita e përballjes me qeverinë do të jetë më e shpejtë seç e mendojmë. Do të dalin skandale të tjera të kësaj qeverie”, u shpreh Basha, i cili sqaroi se bojkoti i qeverisë do të vijojë dhe se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet.
“Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe ne do i fitojmë. Do vijojë beteja për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Madje, minimumi 15 mandate nga PS do të jenë të palegjitimuara”, tha kreu i PD.