Me 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale. Edhe pas votimit individual u konstatua se 80 deputetë kanë votuar pro ndërsa 39 kundër.
Edhe përkundër votimit me 80 vota Pro, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual duke u shprehur secili deputet një nga një. Një grup deputetësh nga opozita bashkuan votat me mazhorancën. ©LAPSI.al