Home KRYESORE Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin. Detaje nga pretenca dhe...

Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin. Detaje nga pretenca dhe kush mungoi

Ka përfunduar seanca në Krimet e Rënda për Emiljano Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë. Mësohet se gjatë leximit të pretencës prokurorët kanë kërkuar 17 vite burg për Shullazin dhe 15 vite burg për Gilmando Danin. Prokurorët e Krimeve të Rënda gjithashtu kanë kërkuar 10 vite burg për Blerim Shullazin dhe për Endrit Qyqjen e Endrit Zelën 11 vite burg.

Prokurorët e çështjes janë Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Në seancë nuk ishte e pranishme Donika Prela, e cila njoftoi se ndodhet për një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Seanca gjyqësore po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, siç shihet në foto.

Vendimi do të jepet nga gjykata në seancën e radhes, pasi te jene degjuar edhe avokatet e tyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin e Emiljano Shullazit me 17 vite burg. Pretenca për Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë u lexua nga 3 prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërsa mungoi shefja e akuzës, Donika Prela.

Prokuroria kërkoi 17 vite burg për Emiljano Shullazin, 15 vite burg për Gilmando Danin, nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjan dhe Endri Zelën si dhe 10 vite burg për Blerim Shullazin. Pesë të pandehurit nuk ishin të pranishëm në seancë për të dëgjuar pretencën, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Sërish avokatët edhe sot bënë një përpjekje për të rikthyer edhe njëherë fazën e gjykimit gjyqësor, duke theksuar se disa nga provat e kësaj dosjeje, konkretisht një përgjim, është marrë nga një dosje tjetër hetimore, ajo e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut. Por gjykata rrëzoi këtë kërkesë, duke argumentuar se kjo provë nuk cënonte procesin. Në këto kushte prokuroria vijoi me leximin e pretencës për 5 të pandehurit.

Katër prokurorët Donika Prela, Gentian Osmani, Besnik Muçi dhe Anton Martini morën dosjen në dorë disa javë më parë për të dhënë pretencën për Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, pas një serie kundërshtimesh nga prokurorë të tjerë për tu përfshirë në këtë proces.

Sot drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, nuk ishte e pranishme në seancë, për shkak të një angazhimi zyrtar jashtë vendit.

Gjatë zhvillimit të seancës, gjykata ishte blinduar në masa të rrepta sigurie nga policia.

Emiliano Shullazi dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për “Shtrëngim me atë të dhunës ose kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “krijim grupi të strukturuar kriminal”.

Share: