Home KRYESORE Protesta raciste në Athinë: Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë

Protesta raciste në Athinë: Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë

Mbrëmjen e së dielës, përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë u organizua një protestë për vdekjen e Kostandinos Kaçifës, i cili u përlesh sot me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Në protestë kanë qenë edhe dy deputetë të Partisë Agimi i Artë, si dhe eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek.

Ata kënduan himnin grek dhe hodhën parulla kundër Shqipërisë, ndërsa 35-vjeçarin e cilësuan hero që ra për atdheun e tij.

“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Ndërsa në një tjetër thirrje u dëgjuan fjalët: “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.

Protestuesit ndërkohë kanë tentuar të futen  më forcë në ambasadën shqiptare në Greqi, por policia greke ka rrethuar godinën më forca të shumta sigurie.  Mediat fqinje raportojnë se janë bllokuar rrugët përreth ambasadës, ndërsa tonet ishin shumë të ashpra në adresë të shqiptarëve.

Po ashtu, Agimi i Artë protestoi edhe në Selanik para zyrave të Bashkimit Europian.

v.l/Dita

Share: