Home KRYESORE Pushtet në tavolinë? Basha i përgjigjet Ramës: Marrëzi dhe gënjeshtra

Pushtet në tavolinë? Basha i përgjigjet Ramës: Marrëzi dhe gënjeshtra

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se pushtetin do ta marrë me votë të lirë. Në një deklaratë për mediat, përpara prezantimit të platformës për çlirimin e zgjedhjeve, Basha tha se kurrë nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë, ndërsa akuzoi Ramën se po bashkëqeveris me krimin.

Basha u shpreh: “Marrëzi dhe gënjeshtra për të mbuluar panikun që e ka mbërthyer nga ajo që e di çdo shqiptar që Edi Rama mbahet në pushtet vetëm nëpërmjet bashkëqeverisjes së tij më krimin dhe se përmes presionit të qytetarëve, të opozitës dhe faktorit ndëkrombëtar themelet e këtij pushteti, e kësaj bashkëqeverisje me krimin po tronditen. Kurrë nuk kam kërkuar dhe kurrë nuk do të kërkoj pushtet në tavolinë, as pushtet me dhunë. PD dhe kolaicioni ynë do të vijë me votë të lirë. Ejani brenda për të dëgjuar platformën tonë për të çliruar zgjedhjet”.

Paraditen e sotme në mbledhjen e grupit të PS, Rama deklaroi se Lulzim Basha i ka kërkuar pushtet në tavolinë.

Share: