Home KRYESORE Rama e quajti ‘shpifës’/ Reagon Lubonja: Kur të paguajnë trafikantët është e...

Rama e quajti ‘shpifës’/ Reagon Lubonja: Kur të paguajnë trafikantët është e rrezikshme (Video)

Në mbylljen e emisionit “Dritare” një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e quajti analistin Fatos Lubonja “shpifës”.  Mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Të Paekospozuarit”, Lubonja iu përgjigj deklaratës. Fatos Lubonja tha se problemi tani në vend është se qeveria dhe shteti është kaur nga organizata kriminale.

“Bëhet gjithnjë e më e rrezikshme situata kur në vend të biznesmenëve që blejnë një biletë, një kostum, fillojnë të paguajë trafikantët, të mbajnë trafikantët dhe për të ndenjur në pushtet nuk ke kufij”, theksoi Lubonja.

“Thelbi i çështjes është që politikanët tanë në përgjithësi, s’po flas për Edi Ramën vetëm në këtë rast, i hyjnë karrierës politike dhe mbështetja kryesore e tyre kanë qenë pikërisht këta që e marr në thonjëza ‘i prisnin biletat’, domethënë ishin këta sponsorët e partive, filluan edhe piramidat në fillim të kohës tënde (i drejtohet gazetarit Ylli Rakipi) se edhe ti e di se sa jepnin Piramidat. Ky është problemi shumë i madh. S’po marrim biletat se biletat është personalë. Por marr një gjë tjetër në atë kohë, ti nuk mund të pastrosh Lanën që ishte një punë e mire, me fadromat e Koços, por jo vetëm të Koços, dhe pastaj ti japësh ti, ky e jep gatis këtë dhe pastaj flas si sistem, ti jep leje ndërtimi që të shkatërrohet. Në Shqipëri koj ka ndodhur. Qeverisja për dhe me këta njerëz dhe në interesa te këtyre njerëzve të cilët në fillim të korruptojnë me para, me bileta, pastaj të korruptojnë edhe më gjerë edhe më gjatë. Dhe kjo ka çuar te një sistem që është privatizimi i shtetit, ku shkalla e fundit për mua dhe më e rrezikshme është që kur mbaruan edhe paratë e këtyre oligarkëve ose janë më pak, vijnë paratë e krimit, pra mbahen me paratë e krimit. Pesëdhjetë fluturime, po a s’duhet të hetojë një hetuesi se çfarë janë këto fluturime me një trafikant droge që është akuzuar për trafik droge: I kanë blerë biletat, si kanë blerë biletat. Në thelb këtu kemi të bëjmë me privatizimin e shtetit nga njerëzit që nëse në perëndim është ky problem ,se edhe aty flitet nga njerëz që kontrollojnë edhe vendimmarrja është në emër të interesave të monopoleve. Por, tek e fundit ato monopole janë brenda një lloj ligjshmërie dhe prodhojnë një gjë në ekonomi, ndërsa problemi më i madh i yni në thonjëza janë gjithmonë e më shumë monopolet e krimit, janë organizata kriminale që kontrollojnë qeverinë e shtetin”,tha Lubonja.

“Diku edhe mund të gaboj unë, por kjo është evidente në mënyrën e sistemit qeverisës, dhe ky s’reflekton, ky thotë shpifës. Unë këtë kam thënë në thelbin tim dhe po e përsëris. Jo vetëm që e përsëris se nuk është shëruar, por unë kam mendimin që siç e thashë ka shkuar në përkeqësim ky fenomen dhe bëhet gjithnjë e më e rrezikshme situata kur në vend të biznesmenëve që blejnë një biletë, një kostum, fillojnë të paguajë trafikantët, të mbajnë trafikantët.. dhe për të ndenjur në pushtet nuk ke kufij, por duhet të ketë një kufij”, shtoi.

PANORAMA

Share: