Home KRYESORE Rama: Me 1 janar boll lojërave, lideri legjendar ka marrë anën e...

Rama: Me 1 janar boll lojërave, lideri legjendar ka marrë anën e basteve

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Kuvendi për mbylljen e aktivitetit të lojërave të fatit, tregoi se shumë deputetëve u kishin shkuar mesazhe kërcënuese.

Rama tregoi se çfarë do ndodhë me të gjitha kazinotë elektronike dhe bastet sportive.

Ai tha se nuk do të ketë një mbyllje të të gjithave, por do të ketë vetëm kazino në zona të definuara për turizëm dhe në ambientet e hoteleve me 5 yje.

Kryeministri u ndal edhe tek roli i opozitës në lidhje me nismën e qeverisë, duke theksuar  se Lideri legjendar i PD ka marrë anën e basteve duke e vënë tabelën e tij të fletërrufeve dixhitale në dispozicion të shpifësve.

Rama: Edhe atyre që janë të sëmurë nga marrëdhënie me fatin u japim një dhuratë të shumëpritur dhe terapeutikisht të domosdoshme me rastin e vitit të ri., mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit deri te garat e çdo lloj katërkëmbëshi të faunës botërore dhe të basteve online.

Në 1 janar nuk ka më asnjë lloj basti, kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Janë bërë spekulime edhe me kazinotë elektronike, nuk ka asnjë spostim në periferi, ato do të jenë të mundura vetëm për hotelet dhe resortet me 5 yje në zonat e definuara me VKM dhe autoriteteve përkatëse, si zona turistike.

Lideri legjendar i PD ka marrë anën e basteve duke e vënë tabelën e tij të fletërrufeve dixhitale në dispozicion të shpifësve dhe fushatës shpifjesh që organizohet nga krimi i organizuar që financon një pjesë të madhe të kësaj veprimtarie./Opinion.al

Share: