Që kur Xhisiela Maloku u shfaq në dy televizionet më të mëdha të vendit për të recituar mjerisht skenarin që i kanë imponuar njerëzit që vazhdojnë ta mbajnë peng, shumëkush dyshoi se rrëfimi i saj nuk qe versioni real i ngjarjes.
Mes një sërë detajesh që të bënin të dyshoje për këtë ishte edhe versioni i saj se shenjat që kishte në trup nga përdhunimi i përkisnin një aksidenti automobilistik që ishte bërë shumë kohë më parë dhe jo keqtrajtimit nga djali i deputetit Rexhep Rahja. Pikërisht këto dy versione, diametralisht të kundërta, ka analizuar të enjten në mbrëmje emisioni ‘Të paekspozuarit’.
Aty ishte i ftuar një nga ekspertët më të shquar mjeko ligjorë të vendit, me një eksperiencë pune, Sokrat Meksi.
Ai ka bërë analizën e ekspertizës mjeko ligjoreqë ka bërë kolegu i tij Elton Serani (dokumenti poshtë), si dhe versionit që Xhisiela dha në Open dhe Opinion.
Meksi konfirmoi versionin e kolegut të tij se plagët në 25 korrik 2018 kur është bërë ekzaminimi ishin të freskëta duke e rrëzuar alibinë e një aksidenti të vjetër.
‘Nëse do ishin nga një aksident automobilistik, do ishin më të rënda. Pra nuk qëndron si version’, tha mbrëmë Meksi tek emisioni ‘Të Paekspozuarit’.
360grade.al