Pas arrestimit të Albert Veliut në Kosovë, avokati i tij, Tom Gashi, ka reaguar duke thënë se një ekstradim drejt Shqipërisë do t’i rrezikonte jetën klientit të tij.
Ai shprehet se duke qëndruar në këto pohime, shpreson që Gjykata e Kosovës nuk do të lejojë një ekstradimin, duke kujtuar edhe njëherë të drejtat dhe parashikimet e konventave ndërkombëtare.
“Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Renda ne Tirane sot në Prishtinë është arrestuar klienti im Z. Albert Veliu i njohur si BABALJA shtetas i Shqipërisë. Sipas familjareve të Albert Veliut ati dhe djalit të tij i është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri me 29.11.2018. Klienti im pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit të tij në aferën që ndërlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Sido që të jete besoj që Gjykatat ne Kosove do t’i respektojë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik të garantuara me ligje të Kosovës dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun të cilit i është pranuar azili në Kosovë”, thuhet në postimin e tij.