Home KRYESORE “RENEA ka xhiruar vrasjen”, specialët po verifikojnë aksionin

“RENEA ka xhiruar vrasjen”, specialët po verifikojnë aksionin

Të dielën në Bularat, policia zbatoi të gjitha procedurat standarte. Të paktën ky është konkluzioni paraprak i analizës së brendshme në radhët e uniformave blu dhe sidomos në repartin special RENEA, që qëlloi mbi Konstandinos Kacifan.

Por, megjithëse Kacifa u lokalizua dhe me herët kishte qëlluar në drejtim të punonjësve të Policisë Rrugore dhe atyre Shqiponja, ai për 30 minuta nuk iu bind thirrjeve për dorëzim të negociatorit të RENEA-s duke hapur sërish zjarr. Të gjendur në rrezik të vazhdueshëm dhe në kushtet e nevojës ektreme për mbrojtje, efektivët e RENEA-s janë kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë, duke qëlluar mbi agresorin.

makina e policisë qe u qellua ne bularat

 

Kaçifa Bularat

Sipas burimeve, për të hedhur poshtë çdo pretendim mbi veprimet e policisë ditën e ngjarjes, RENEA duhet të zotërojë edhe një material filmik, që parashikohet në protokollet e ndërhyrjes nga forcat speciale në të tilla ngjarje me risk të lartë.


360grade.al

Share: