Home KRYESORE Saimir Tahiri: Prisni dhe 2-3 ditë se do flas…

Saimir Tahiri: Prisni dhe 2-3 ditë se do flas…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e sotme. Duke folur për gazetarët, Tahiri tha se u dorëzoi një provë hetuesve në lidhje me çështjen ndaj tij për të cilën akuzohet.

Ish-ministri i Brendshëm nuk dha asnjë shpjegim tjetër, megjithatë u shpreh se ka vendosur që të flasë pas 2-3 ditësh.

“Paraqita diçka që besoj ka rëndësi deçizive për procesin. Unë do flas pas 2-3 ditësh për çfarë është, më vjen keq që keni ardhur këtu. Provë që e quaj deçizive për procesin“, tha Tahiri për gazetarët jashtë godinës së Prokurorisë.

Tahiri kishte paralajmëruar një konferencë për ditën e shtunë, por e anuloi pas daljes së lajmit të dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Share: