Home KRYESORE Sillet në Tiranë trupi i Kacifas

Sillet në Tiranë trupi i Kacifas

Trupi i 35-vjeçarit Kostantinos Kacifa është transportuar pasditen e kësaj të marte në kryeqytet, ku pritet t’i nënshtrohet një tjetër ekspertize mjeko-ligjore.

Burime bëjnë të ditur se transferimi është bërë me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda, pasi hetimi për vrasjen e tij i kaloi këtij institucioni.

Trupi i 35-vjeçarit ndodhej në morgun e spitalit të Gjirokastrës. Familjarët refuzuan ta tërhiqnin, duke kërkuar të bëhej një ekspertizë e dytë nga një mjek grek.

Të afërm të Kacifas kërkojnë që të saktësohet se nga çfarë distance është qëlluar 35-vjeçari dhe nëse plumbat që kanë goditur makinën e policisë janë nga arma e tij.

Share: