Home KRYESORE Thaçi: Korrigjimi i kufijve deri në pranverën tjetër

Thaçi: Korrigjimi i kufijve deri në pranverën tjetër

Hashim Thaçi u shpreh optimist se deri në pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshja me Serbinë, që do të përfshijë korrigjimin e kufijve.

Në një intervistë për televizionin francez, “France 24”, Presidenti i Kosovës, theksoi se ndryshimi i kufijve nuk është ideja që ai dëshiron të prezantojë, por duke parë negociatat deri tani, kjo është zgjidhja e vetme e zgjuar për stabilitetin e dy vendeve.

Thaçi u shpreh se marrëveshja do të duhet të përmbajë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Presidenti u shpreh se nëse ndodh një marrëveshje e tillë, të drejtat e serbëve të Kosovës do të respektohen.

“Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton ‘Republika Serpska’” – u shpreh Thaçi.

Share: