Home KRYESORE Vdekja e administrimit tatimor! Nga Kasem Seferi

Vdekja e administrimit tatimor! Nga Kasem Seferi

Të vdesësh, do të thotë, më së pari dhe më shumti, të lindësh.

Kështu lindi edhe administrimi tatimor (përmbushja e kërkesave ligjore të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesit dhe nga administratë tatimore.

Shprehur shumë thjesht: të drejtat e tatimpaguesve janë detyrimet e administratës tatimore dhe të drejtat e administratës tatimore janë detyrimet e tatimpaguesve.

Ligji për “Proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” nuk është një ligj i përkryer, ashtu sikundër nuk është në “të katër anët e botës”.

Ka shumë arsye dhe një nga arsyet më të shfaqjes së dukurisë së pushtetit është kontrolli tatimor, ose më saktë fuqia e vërtetë e administratës tatimore, ose e proçesit të administrimit tatimor, që as më pak dhe as më shumë kërkon nga të dy palët në proçesin e kontrollit tatimor të përmbushin (sikundër e kemi përmendur më sipër) përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor.

Pikërisht, këtu fillon “tragjedia”.

Pushtet në duart e administratës tatimore, veçanërisht, në kohën e para dhe fushatave zgjedhore (qendrore dhe/ose vendore), përdorur për të mbledhur para nga qytetarët demek në mënyrë direkte nga tatimpaguesit, veçanërisht, subjete të të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit mbi Fitimin, por jo mbi Kontributet e Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetsore në “shëndet” të tatimpaguesve të mëdhenj (VIP), klientë të Qeverisë Rama 2.

Po e groposim vetë të ardhmen, të cilën e “qajmë” vetëm kur zjarri djeg “bythën” tonë.

Kontrolli tatimor, një vegël e qeverisë, nëpërmjet administratës tatimore, ka qenë, mbetet dhe mos qoftë e thënë të jetë në të ardhmen jo fort të largët, një “terapi” për të vjedhur zgjedhjet me anë të “thithjes së cicave të tatimpaguesve” për t’i siguruar para qeverisë (direkt, ose indirekt), për të “fituar” zgjedhjet.

Rrofshin organizatat ndërkombëtare!

Na vëzhgojnë dhe na vlerësojnë “në mënyrën më perëndimore”.

O Zot!

Hidhi një sy “kësaj pjese të botës tënde”!!

Nëse nuk e bën TI, O I MADHI ZOT, e bëjnë të tjerët në emrin tënd duke uruar:

LËVDUAR I MADHI ZOT!

Ku të besojmë?

Të besojmë te këta që nuk mbajtën as edhe … përqindje të premtimeve?

Apo të besojmë te ata që ende nuk dijnë se çfarë premtimesh do të na bëjnë?

Apo të besojmë, se këta nuk besojnë te TY O ZOT?

Kur nuk ku të besosh, dihet se je në udhëkryq dhe, në udhëkryq, “FATI” të shtyn drejt erës.

MOS QOFTË ERË E KEQE E KËTË HERË!

Kasem Seferi – askushi

Share: