Home KRYESORE Veprimtaria e tij nën hetim, prokuroria konfirmon çështjen “Dako”

Veprimtaria e tij nën hetim, prokuroria konfirmon çështjen “Dako”

Veprimtaria e tij është nën hetim, por vetë Vangjush Dako nuk është person që po hetohet. Është ky saktësimi i Prokurorisë lidhur me Kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Zëdhënësi i Prokurorisë Denion Ndrenika, ka konfirmuar për BIRN se “veprimtaria e Dakos” është nën hetim. Megjithate ai nuk bëri të ditura arsyet se për çfarë po hetohet.

Prokuroria shqiptare është duhe hetuar “veprimtarinë” e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Por për Dakon nuk ka masë dhe ai nuk është më vete “person nën hetim”.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme konfirmoi për BIRN se veprimtaria e Dakos po hetohet bashkë me atë të personave të tjerë. Prokuroria do të marrë vendim më vonë nëse ka apo jo “elementë të veprës penale”.

“Dako nuk është person nën hetim, por kjo nuk do të thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale,” tha Ndrenika.

I pyetur nga BIRN nëse Dako po hetohej lidhur me aludimet për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017, zëdhënësi nuk ka pranuar të komentojë. Ndërkohë BIRN ka telefonuar edhe vetë Kryebashkiakun e Durrësit. Dako është shprehur se nuk kishte dijeni për hetimin dhe rrjedhimisht nuk kishte koment. / Opinion. al

Share: