Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Video/ A lexojnë shqiptarët? Ja çfarë tregojnë statistikat

Video/ A lexojnë shqiptarët? Ja çfarë tregojnë statistikat

Studiues, poetë dhe gazetarë të apasionuar pas leximit të mërkurën në studion e emisionit ‘Opinion’, u shprehen se të lexuarit e një libri po shuhet, pak nga pak, sidomos edhe për shkak të ndikimit të teknologjisë, internetit, por edhe rrethanave të tjera që lidhen me nivelin e arsimit dhe gjendjen ekonomike.

Sipas një sondazhi të DataCentrum, shqiptarët kanë lexuar për kënaqësi 31% e popullsisë së përgjithshme, ndërsa koha mesatare e atyre që lexojnë është 4,8 orë në javë.

Kurse për ccështje profesionale lexojnë vetëm 9% e popullatës së përgjithshme dhe shpenzojnë për lexim rreth 0,4 orë në javë.

Librat e lexuar në muajin e fundit

52% e të pyeturve nuk kanë lexuar asnjë libër në muajin e fundit. Ndërsa 34% janë shprehur se kanë lexuar vetëm një libër në muajin e fundit dhe 9% 2 libra. Ndërsa 5%, janë shprehur se kanë lexuar mbi tre libra gjatë muajit të fundit.

Librat fizikë dhe librat dixhitalë

Gjatë 12 muajve të fundit, grupmosha 18-24 vjecc, rreth 48% e kësaj grupmoshe është shprehur se ka lexuar libra fizikë dhe vetëm 5% dixhitalë. Ndërsa, grupmosha 25-34 vjecc, është shprehur se 30% ka lexuar libra fizikë dhe vetëm 2% dixhitalë.

Share: