Home KRYESORE Viti 1923, ja menutë e 3 restoranteve kryesore në Tiranë

Viti 1923, ja menutë e 3 restoranteve kryesore në Tiranë

Çfarë hëngrët sot për drekë? Në shtëpi, apo në restorant?

Ciladoqoftë të ketë qenë menuja e drekës për sot, ju bëftë mirë! Ndërkohë, ju ftojmë të shohim, për informim dhe argëtim, tre menu të tre restoranteve të ndryshme të Tiranës (thjesht rastësi Tirana) në vitin 1928. Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se janë pjesë e lëndës së arkivuar nga drejtoria e kohës që kishte përgjegjësi të kontrollonte cilësinë dhe sasinë e ushqimeve në restorantet e ndryshme. Menutë u përkasin Hotel-Restorant Adriatik, Hôtel Restaurant Palace dhe Hôtel Restaurant “Roma”, shkruar një në shqip dhe dy në italisht. Misioni ligjor i arkivit është të kujdeset për ruajtjen dhe shërbimin e dokumenteve, pa shprehur opinion mbi dokumentin. Megjithatë, nuk i shmangemi misionit po të bëjmë pyetjen: Sa ka ndryshuar menuja e ushqimeve tona mes këtyre 80 viteve, në formë dhe përmbajtje? Foto: AQSh/Opinion.al

#ArkivaTëGjalla

#ArkivatKujtojnë

#DPA

#AQSh

Share: