Home KRYESORE Vjeshtë përdhunimesh! Nga Endrit Hoxhaj

Vjeshtë përdhunimesh! Nga Endrit Hoxhaj

Përdhunimi në Shqipëri është fjala më e dëgjuar dhe e përdorur këto ditë. Nëse shohim kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, përdhunimi është shtërngimi i dikujt me forcë që të bëjë diçka kundër dëshirës së vet!

Rasti fundit, kur Xhisiela u përdhunua nga djali deputetit dhe ngjarja u fsheh nga policia, e në fund ajo ndërroi dëshminë e saj e kërcënuar, të bën të apelosh. Për herë të parë theksoj që loja u bë edhe me ndimën e dy-tri mediave qëndrore, duke e kthyer ngjarjen në politike dhe larguar vëmendjen qytetare nga akti i rëndë i përdhumit! Politizimi i ngjarjes, shtoi viktimën e radhës në Shqipëri.

Ajo vajzë sërish duhet ndihmuar nga të gjithë ne, përpara se e keqja të trokasë në derën tonë! Shkaqet e përdhunimit çdo ditë radhiten kokëforta para nesh. Femra shqiptare është e përdhunuar që në momentin që dergon një cv pune, ku kërkohet të ketë edhe një foto, gjë që nuk ndodh në shtete të tjera.

Në botë njerëzit merren në punë për meritat që kanë dhe jo për pamjen që mbartin! Boll CV me foto, por me vlera inividësh. Madje, femra shqiptare është e përdhunuar që kur merr pjesë në spektakle bukurie apo fashion …!

Më parë ajo duhet të kryejë marrdhënie me producentët ekzekutivë të eventeve! Ne, në fakt i dimë të gjitha këto dhe vijojmë të heshtim për femrën. Në Shqipëri është dëshmuar se gjithmonë fajtore është viktima jo përdhunusi… Në Shqipëri përdhunimi shihet si gjë normale!

Çdo viktimë e përdhunimit në këtë vend mbetet jetime, pa familje, pa shoqëri, pa drejtësi. Prindin nuk e lejon turpi dhe lagjia të dëshmojë kundër së padrejtës, shoqëria distancohet nga viktima dhe gjithmonë triumfon përdhunuesi, i cili ka miq të “fortë” dhe tregon muskujt. Në Shqipëri aktualisht ecet me muskuj, jo me mendje dhe vlera!

Pa u bërë patetik festash apeloj që 8 Marsit t’i shtohet në buqetën e luleve edhe një mimozë për viktimat e dhunës seksuale. Kohët e fundit, në Shqipëri është ngritur fort zëri, që 8 Marsi të jetë ditë proteste dhe jo feste. Ndaj, le të apelojmë në vëmendjen e ditës simbol edhe për bombën e përdhunimit, që plas mes nesh…

Share: