Home KRYESORE Vlorë, sekuestrohet karburanti, pronë e familjes Habilaj

Vlorë, sekuestrohet karburanti, pronë e familjes Habilaj

Krimi ekonomik në Vlorë ka sekuestruar karburantin “H Oil” i cili është në pronësi të Habilajve në Vlorë. Fax News raportoi se ketij biznesi i është vendosur shiriti i sekuestrimit.

Karburanti është në pronësi të vëllait të madh te Habiljave, Artan Habilaj, dmth i vëllai i Moisi Habilajt që u arrestua në Itali pas dosjes hetimore të Prokurorisë së Katanias, dhe i cili është arratisur nga Shqipëria.

Mësohet se në objektivin e policisë ka qenë edhe ndalimi i Artan Habilajt, por ky i fundit ka arritur t’i shpëtojë efektivëve duke u larguar nga vendi.

Share: