Nga Artur Nura
Voltana Ademi është kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe në këtë detyrë jo të thjeshtë, ka arritur pas disa eksperiencave domethënëse si, aktiviste dhe drejtuese e shoqërisë civile, prefekte e Shkodrës, deputete e zgjedhur shkodrane, mandat dhe “rehatllëk” te cilin e braktisi për të drejtuar qytetin e saj të lindjes!
Ajo ka mbetur zonjë e nderuar edhe pas kaq vitesh në politike e cila ka bere shumë të tjera te konvertohen në “burrnesha” për tu marrë votën shoqërisë maskiliste shqiptare dhe ngjitur shkallët e pushtetit, i cili padyshim gjithashtu është maskilist i thekur veçanërisht ne Ballkan!
Kryetaren Ademi e sheh gjithmonë në të gjitha aktivitetet që janë nën kujdesin e bashkisë, rrethuar nga burra por e kujdesur që të mbetet zonjë në veshje, kurim të vetes, në sjelle femre dhe sigurisht më Femër dhe e përkujdesur ndaj problematikave të qytetareve të saj.
Me qytetarët si qytetare e gjendur pranë tyre…
Kur lëviz në këmbë në qytet dhe nuk e bën rrallë, Voltana Ademi i ndalon qytetareve që ja kërkojnë një gjë të tillë, i dëgjon dhe u shpjegon problematiken. Kur ka zgjidhje për ta, ajo nuk përton dhe u mbaron punë.
Ditën që ne ishin në Shkodër me Autobusin e Shijes Neranxi, ndërsa vinte nga zyra e saj tek Piazza ku zhvillohej aktiviteti kulinar, e ndaluan disa qytetare dhe të gjithëve u shpjegonte problematikat me durim. Njërit, prej Vaut te Dejës, i nxori celularin e po i lexonte një përgjigje zyrtare që kishte për problemin e tij!
Kur e pyetem si e bënte me kaq shumë problematika dhe kërkesa që ka, Voltana pa asnjë kompleks nxori celularin dhe na tregoi disa prej mesazheve të qytetareve të cilave nuk kish patur mundësi ti përgjigjej, por e kishte gjetur kohën që ti kryente punën.
Ne lexuam disa prej tyre të cilat ishin rreshta të shkruara prej qytetareve të ndryshëm, por pa përgjigje nga ana e kryetares Ademi, por që në mesazhin e fundit shkruanin: Shumë faleminderit! … Uji erdhi, rruga është shtruar, energjia u kthye… etj, etj dhe që mbylleshin me frazën domethënëse: Je shumë e mirë!
Zonjë e vërtete edhe në zyrë…
Voltana kur të pret në zyrë, e gjen gjithmonë të qeshur dhe del te paradhoma për të të sajdisur kushdo qofsh ti. Të fton në këndin e pritjes dhe gjithmonë e buzëqeshur të flet me pasion për punën, Shkodrën dhe shkodranët e saj të dashur dhe sigurisht të flet për politikën, por gjithmonë “politically correct” dhe jo si partiake e thekur.
E veshur gjithmonë me shije dhe e kuruar pa tepri, ajo në bashkëbisedim është një zonje e hijshme që të flet me kompetencë për problematikat e qytetit të saj, politikën e kryeqytetit dhe diplomacinë në Tiranë, Bruksel, Washington, Romë, Berlin, Athinë, etj.
Ajo të tregon me pasion zonje se të gjithë ambasadorët kanë vizituar Shkodrën e saj dhe se, pothuaj me të gjithë kishte ndonjë projekt të përbashkët në shërbim të qytetit dhe qytetareve të saj e miqësisë midis popujve.
Katër këndet domethënëse të zyrës së Voltanës…
Në njërin kënd të zyrës sigurisht gjen një bibliotekë sepse ajo është një person qe lexon në disa gjuhe të ndryshme dhe, për një person të tillë biblioteka është domosdoshmëri. Aty janë edhe vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare që ka merituar Bashkia Shkodër nder vite.
Në tjetrin kënd ka një tavoline në forme L-je tek e cila kryetarja Ademi kalon pjesën më të madhe të kohës në zyrë gjithmonë e shoqëruar me stafin e ngushte ekzekutiv të bashkisë dhe nga ku vendoset në mënyre kolegjiale për gjithçka realizohet ne qytetin e Shkodrës.
Në këndin tjetër përballe hyrjes kryesore në zyrë, është tavolina e kryetarit të Bashkisë me një kolltuk mondan dhe tepër komod. I kërkuam ti bënim një foto tek tavolina që supozon pushtetin dhe ajo na u përgjigj se aty nuk ulej kurrë dhe se karrigia e saj ishte tek tavolina ku ulej edhe ekzekutivi i Bashkisë.
Zonjë e nderuar dhe jo burrneshë politike…
Sigurisht një njeri që nuk e njeh dhe nuk e di si punon Voltana, do e merrte një sjellje të tillë për stisje të pajustifikuar dhe si irracionale! Por, kush e njeh kryetaren e Bashkisë Shkodër e di që kjo zgjedhje është pjesë jetësore e asaj që bën kjo zonjë në qytetin e saj te lindjes si qytetarja Nr.1 e tij.
Në fakt, për dikë që di të lexojë atë që quhet karakteri i individit, e di qe kjo ndihmon të qartësosh diferencën e një politikaneje e cila mbetet Zonjë e nderuar dhe nuk konvertohet në një “Burrneshë” të zakonshme politike që harrohet nga opinioni sapo largohet nga pushteti.
E para sigurisht është e prirur për të qenë afër njerëzve dhe e dyta afër pushtetit dhe si rrjedhim, larg tyre. E para të komunikojë me njerëzit dhe e dyta ti komandojë ata.
Sipas opinionit tim personal, një Zonjë e nderuar është disa nivele më lartë se të qenit një Burrneshe dhe duket jo rastësisht Shkodra ka zgjedhur dhe votuar modelin e parë dhe Voltana Ademin.
Respekt për inteligjencën shkodrane dhe Zonjën e nderuar Ademi e cila gjendet gjithmonë pranë njerëzve dhe larg karriges së pushtetit edhe pse ne detyre.
PS: Në foton e kopertinës, pas shikoni kolltukun e papërdorur të kryetarit të Bashkisë