Xhejms “Whitey” Bulger, gangster i Bostonit, i cili iu arratis autoriteteve për 16 vite para se të kapej dhe të dënohej për 11 vrasje, është vrarë në një burg të martën në mëngjes në Virxhinian Perëndimore, thanë zyrtarë të shumtë për CNN.
Televizioni amerikan nuk dha detaje të tjera rreth vrasjes, ndërsa media të tjera amerikane thonë se ai ka ndërruar jetë në qeli.
89 vjeçari u arrestua në qershor 2011 për një numër të madh krimesh, përfshirë rolin e tij në 11 vrasje.
Ai u dënua në nëntor 2013 me dy burgime përjetë plus 5 vite burg.
Bulger ishte kreu i një grupi të dhunshëm të krimit në Jug të Bostonit, i njohur si “Gang Winter Hill” nga vitet 1970 deri në vitet 1990.
Në vitin 1995, Bulger u informua rreth aktakuzës nga një agjent i FBI-së dhe u arratis, duke mbetur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së deri në vitin 2011, ku u prangos në Santa Monica të Kalifornisë.
Jeta e tij kriminale ishte temë e disa filmave të Hollivudit, përfshirë “The Departed”, i cili fitoi një Oskar për figurën më të mirë të vitit 2006.
Ndër vrasjet e lidhura me Bulger ishte ajo e Roger Wheeler, i cili u qëllua për vdekje jashtë klubit të tij në Tulsa në vitin 1981.
Një juri federale e dënoi atë për 31 akuza, përfshirë shantazhimin, zhvatjen, pastrimin e parave, trajtimin e drogës dhe posedimin e armëve. Juria e gjeti atë fajtor në 11 vrasje nga viti 1973 deri në vitin 1985.
Vdekja e tij shënon kapitullin e fundit në jetën e një prej kriminelëve dhe të arratisurve më famëkeq të vendit.
Bulger ka lindur më 3 shtator 1929, në Dorchester, Massachusetts.