Home KRYESORE Zëri i Amerikës/ Dhuna ndaj grave në rritje, bashkitë përgjegjëse për mekanizmin

Zëri i Amerikës/ Dhuna ndaj grave në rritje, bashkitë përgjegjëse për mekanizmin

Shoqëria shqiptare është në një betejë të vazhdueshme me fenomenin e dhunës ndaj grave, e cila sipas statistikave të policisë është dyfishuar, krahasuar me 4 vite më parë. Autoritetet thonë se dhuna ka ekzistuar edhe më parë, por tani janë rritur denoncimet. Analistët shohin me shqetësim funksionimin e strukturave vendore, që janë përgjegjëse për rastet e dhunës ndaj grave. Nga 61 bashki, vetëm 37 i kanë ngritur këto struktura, të njohura si mekanizmi i referimit, ndonëse ligjet për to ka muaj që janë miratuar.Nga dëshmitë e siguruara nga Zëri i Amerikës vihet re se gratë e denononcojnë dhunën kur ajo mbërrin tek fëmijët. Po ashtu numri i qëndrave pritëse për gratë e dhunuara është nën standartet e Bashkimit Evropian. Materialin e përgatiti për Zërin e Amerikës, gazetarja Mimoza Picari.

Rasti i Xhisiela Malokut, ku është përfshirë dhe politika me debate, risolli në vëmendje një fenomen në rritje në Shqipëri. Dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Statistikat tregojnë se dhuna gjatë 4 viteve të fundit thuajse është dyfishuar në raport me 4 vitet pararendëse, duke mbërritur në afro 4 mijë gra dhe vajza të dhunuara në një vit. Gjithashtu dhe kërkesat për urdhëra mbrojtje janë dyfishuar, duke prekur dhe ato përafërsisht këtë shifër.

Romina Kuko, Zv. Ministre e Brendshme, e konsideron këtë një shifër të lartë, por nga ana tjetër e sheh si lajm të mirë dhe argumenton këtë qëndrim me faktin se gratë kanë filluar ta denoncojnë dhunën.

Qeveria ndërhyri së fundi duke përmirësuar ligjin për dhunën në familje, që garanton urdhër të menjëhershëm mbrojtje brenda 48 orëve në polici, duke përgjysmuar kohën.

Në pjesën më të madhe të rasteve dhuna është denoncuar nga gratë kur ajo ka mbërritur tek fëmijët.

“Më shumë e bëra për fëmijët, sepse kur rrihesha për vete si kafshë në sy të fëmijëve, nuk më dhimbsej vetja, por më dhimbsesihin fëmojët që shikonin. Fëmijët vinin pas meje dhe më ruanin natën se mos vinte burri dhe më qëllonte”, thotë një nënë e dhunuar.

Por fëmijët nuk janë mbrojtur gjithmonë nga nëna. Për shakak të dhunës së ushtruar mbi të, në gjendje të rënduar psikologjike nëna ka tentuar edhe t’i vrasë fëmijët. Siç ishte rasti në Fier ku një nënë e dhunuar nga bashjetuesi, tentoi të mbysë dy vajzat e saj, të cilat u shpëtuan nga një djalë i ri. Anduela dhe Andela, binjaket 7 vjeçare, ndodhen tani nën kujdesin social në shtëpinë Zyber Hallulli në Tiranë.

Sociologu Gëzim Tushi duke folur për fëmijët që rriten në një ambjent dhune thotë se ata pësojnë fraktura. Sipas tij, studimet tregojnë se fëmijët edhe sikur t’i kenë të gjitha kushtet ekonomike, rriten sërish me defekte, për shkak të ambjentit të dhunshëm.

Ndërsa, Ministrja e Shëndetësisë duke shpjeguar ndryshimet e ligjit të sapomiratuar për dhunën në familje, sqaron se një synim i rëndësishëm që merret në mbrojtje janë fëmijët. Ligji i ri, shprehet ajo, përveç urdhërit të menjëhrshëm të mbrojtjes për nënën, fut në urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes edhe fëmijët. Zyrtarja e lartë e qeverisë shpreh bindjen, se kjo garanton më shumë siguri për gratë dhe vajzat e dhunuara.

Masa ka dhe për dhunuesit e alkolizuar dhe të droguar, ku përfshihet rehabilitimi i tyre. Shkurtohen procedurat e gjykimit, pasi të gjitha ekpertizat sociale dhe ligjore për viktimat janë falas dhe jepen në një pikë të vetme. Ndërkohë, ligji tani detyron policinë të ndjekë padinë edhe kur gruaja tërhiqet.

Ligji tashmë parashikon që një grua apo vajzë e dhunuar mund të denoncojë, në çdo komisariat, edhe jashtë territorit ku ajo banon. Avokati i Popullit në raportimet e tij ka ngritur si shqetësim rolin e policisë në momentin e denoncimit të dhunës.

Erinda Ballanca sqaron se ka patur raportime nga gratë, që policia nuk ka qenë aktive në momentin e denoncimit të dhunës. Ajo shton se ka një sensibilizim të mëtejshëm që policia duhet të jetë më proaktive dhe në krah të personave të dhunuar.

Zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko e pranon në parim këtë shqetësim. Ka patur raste, shpjegon ajo, kur gruaja ka shkuar në polici dhe përgjigja që ka marrë ka qenë:

“Ai është yt shoq. Kthehu në shtëpi,sepse kjo që po ben nuk është e përshtatshme”.

Zonja Kuko mendon se tani raste të tilla janë të pakta.Sociologu Gëzim Tushi në argumentat e tij rreth kësaj çështje, shpjegon:

“Gruaja është e ushqyer me mentalitetin se burri dhe të rreh dhe ti nuk duhet të denoncosh për hatër të familjes. Por sot gjërat kanë ndryshuar. Gratë e sotme shqiptare nuk janë më ato që kanë qenë dje”.

Por deri para pak kohësh është menduar deri tek denoncimi dhe jo më pas. Kjo ka sjellë situata të reja dhune.

Zv. Ministrja e brendshme Romina Kuko sjell në vëmendje një fenomen shumë shqetësues që lidhet me urdhërat e mbrojtjes për gratë, që leshohen në gjykatë.

“Prandaj kemi urdhëra qesharakë të mbrojtjes ku dhunuesi dhe viktima vazhdojnë të jetojnë nën një çati, të detyruar sipas urdhërit të mbrojtjes të rrinë 2 metra larg njëri tjetrit”.

Këtë realitet të hidhur e evidenton edhe Edlira Haxhiymeri, drejtuese e strehëzës “Gra dhe Vajza” në Tiranë.

“Fatkeqësisht ky është realiteti, që edhe pse gruaja ka një urdhër mbrojtje të lëshuar nga gjyakata, e dhunuara dhe dhunuesi vazhdojnë të jetojnë në një çati”.

Aktualisht janë vetëm dy strehëza, ku gratë e dhunara marrin shërbime derisa dalin nga urdhëri i mbrojtjes, njëra publike dhe tjetra e një oragnizate jofitimprurëse, si dhe dy qendra të tjera 48 orëshe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale OgertaManastirliu, sqaron se, për të zbutur këtë situatë inistitucioni që ajo drejton është duke bashkëpunuar me PNUD (Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) për ngritjen e qendrat e emergjencës në çdo bashki, që janë shumë të nevojshme- vijon ajo- kur grave të dhunuara do t’u duhet të kenë nevojë për shërbim social, për strehim, për atë mbrojtjen e orëve të para.

Kjo çështje shihet me shqetësim edhe nga Zv. Ministrja e Brendshme Romina Kuko që mendon se çështja e strehëzave është ndër më të mprehtat në Shqipëri. Por ajo është shumë e qartë, kur thotë se, ligji i ri për dhunën ndaj grave detyron çdo bashki të ngrejë strehaza ditore.

Edlira Haxhiymeri drejtuese e Strehëzes “Gra dhe Vajza” mendon, se numri i strehëzave është shumë i pakët në Shqipëri, në raport me dhunën. Sipas saj, ato nuk i përgjigjen kërkesave të Bashkimit Europian për shërbime për njësi vendore.

Mekanizmi i referimit të dhunës përfshin afro 10 aktorë ,me një kordinatore në bashki, ku bëjnë pjesë policia gjykata, prokuroroia shërbimi social dhe organizata joqeveritare.

Por a është duke e kryer detyrën e tij pushteti vendor? Sa nga 61 bashki e kanë krijuar mekanizmin e referimit të dhunës? Përgjigjia vjen nga rradhët e shumicës qeverisëse.

Eglantina Gjermeni Kryetare e nënkomisionit pralamentar për barazinë gjinore në një takim për problemtikat e dhunës ndaj grave dhe vajzave me pjestarë të shoqërisë civile zbulon një të metë të madhe në këtë drejtim, kur thotë se vetëm 37 bashki e kanë krijuar mekanzimin e referimit të dhunës.

“Qasja e ligjit të ri per t’i dhënë përgjegjësi oragneve të qeverisjes vendore për viktimat e dhunës në familje, është një arritje në aspketin ligjor, ndërsa në aspektin praktik sa ligji zbatohet vlen për t’u diskutuar”, thotë zonja Edlira Haxhiymeri.

Një pjesë e rëndësishme e trajtimit të dhunës ndaj grave mbetet integrimi i tyre pas daljes nga qendrat e rehabilitimit. Gjatë qëndrimit aty ato ndjekim kurse prpfesionale, negociohet për punë dhe shtëpi me qera dhe pastaj shkëputen. Por fakti që ato kanë tejkaluar denoncimin në polici duket se i ka bërë më të forta.

“Jashtë kësaj dere unë shikoj diell. Nuk mund të them që është e lehtë. Di që ka diell, ka qetësi, ka lumturi për fëmijët. Nuk është e lehtë po dalngadalë do integrohem”, thotë një nënë e dhunuar. /VOA

Share: