Home KRYESORE 52 persona non grata në Shqipëri, reagon qeveria greke: Presim sqarime konkrete...

52 persona non grata në Shqipëri, reagon qeveria greke: Presim sqarime konkrete nga Shqipëria

Pas vendimit të Shqipërisë për të shpallur non grata 52 shtetas grekë që morën pjesë në funeralin e Kacifasit në Bularat dhe bënë thirrje antishqiptare, ka reaguar Ministria e Jashtme greke. Përmes një deklarate të shkurtër, i kërkohet Shqipërisë të japë sqarime për këtë vendim.

“Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve. Presim sqarime konkrete për vendimin e sotëm te autoriteteve shqiptare. Jemi te perkushtuar pro themelimit te marredhenieve bazuara ne mirebesim, por presim te njejtin qendrim edhe nga fqinjet tane”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke./Lapsi.al

Share: