Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten, i pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, nëse është rrahur në oborrin e shtëpisë u shpreh se kjo është një çështje shumë banale dhe nuk meriton vëmendje.
Javë më parë, në të njëjtën studio, fjalët që qarkullonin prej ditësh në media u pohuan nga lideri i PD-së Lulzim Basha, i cili deklaroi se Saimir Tahiri është rrahur para disa ditësh, duke thënë se janë shkrehur edhe armët.
Kreu i PD-së u pyet nëse ka informacion se kush dhe si e kanë rrahur, por deklaroi se se është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjes Xibraka ku është i përfshirë Olsi Rama.