Dy të arrestuar dhe dy të shoqëruar është rezultati i aksionit të zhvilluar këtë të shtunë në Elbasan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e policisë së Drejtorisë Vendore.
Tvklan.al ka mësuar se dy të arrestuarit janë Enver Çapja dhe Naim Xharri. Arrestimi i Çapjas u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet në lokalin e tij u gjet një sasi fishekësh luftarakë. Ndërsa Naim Xharri u arrestua pasi policia i gjeti atij dy pistoleta, të llojit glock dhe TT, si dhe një minë e telekomanduar.
Gjatë këtij operacioni u shoqëruan edhe dy persona, të cilët po merren në pyetje në Komisariatin e Elbasanit.
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-në e Tiranës kanë ushtruar kontroll me synim parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambjenteve që përdorin personat me precedentë kriminalë dhe penale. Si rezultat i nje pune te mire organizuar policore, ne lagjen ”Emin Matraxhiu” ne ambjentet e nje bar kafe ne pronesi te shtetasit Enver Çapja jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale:
– 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;
– nje pale targa automjeti gjermane
– nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke.
Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.
Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-.një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;
– një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT, me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.
– 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.
– një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.
– një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.
Materialet hetimore do t’i kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per vepren penale te ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278 te Kodit Penal.