Home KRYESORE AP: Serbia zhvillon stërvitje ushtarake të quajtur “Shekulli i Fituesve”

AP: Serbia zhvillon stërvitje ushtarake të quajtur “Shekulli i Fituesve”

Agjencia e njohur e lajmeve, Associated Press (AP), ka shkruar për marrëdhëniet e tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kjo e fundit ka zhvilluar një stërvitje të madhe ushtarake për të shënuar njëqind vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Kjo agjenci ka raportuar se në këtë stërvitje ushtarake të Serbisë, të quajtur “Shekulli i Fituesve”, kanë qenë të përfshirë 8,000 ushtarë, 100 tanke dhe avionë luftarakë MiG-29, të sjellë nga Rusia.

“Zyrtarët serbë janë të shqetësuar për planet e udhëheqësve të Kosovës që t’i transformojnë forcat e sigurisë në ushtri të rregullt. Si rezultat, serbët kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa për të parandaluar një gjë të tillë, në mënyrë që të ‘mbrohet’ minoriteti serb në Kosovë”.

“Duke u mbështetur në aleatët rus, Serbia ka ngritur gatishmërinë luftarake të forcave të saj”.

Ndërsa ndërhyrja e trupave serbe në Kosovë do të nënkuptonte një konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e NATO-s që janë të vendosur në Kosovë që nga viti 1999.

“Ne po e zhvillojmë në mënyrë të fuqishme ushtrinë tonë. Askush në rajon, përveç ndoshta Rumanisë, nuk mund të krahasohet me ne”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për televizionin shtetëror RTS./klankosova

Share: