Home KRYESORE Atentati në Shkodër, shoqërohet në polici kreu i familjes Lici

Atentati në Shkodër, shoqërohet në polici kreu i familjes Lici

Një ditë pas vrasjes së Fatos Verracakut dhe plagosjes së Fatmir Mejajt në Shkodër, është shoqëruar anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak.

Mustaf Lici u shoqërua që në orën 6 të mëngjesit.

Burime zyrtare bënë me dije se Lici ka qenë në banesën e tij në afërsi të Zooteknikës kur FNSH me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën.

Dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat. Po sipas këtyre burimeve Lici vazhdon që të merret në pyetje lidhur me atentatin e djeshëm./BW

Share: