Home KRYESORE Banorët e ‘Astirit’ marshojnë në rrugë, bllokohet Unaza e re

Banorët e ‘Astirit’ marshojnë në rrugë, bllokohet Unaza e re

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 600 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 15-të.

Qytetarët edhe këtë paradite kanë marshuar në rrugë drejt zonës së sheshit Shqiponja, duke bllokuar aksin rrugor të “Unazës së Re”.

Ata gjithashtu kanë përsëritur thirrjet: “Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetarë”, të cilat ia drejtonin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Disa nga banorët u shprehen se toka nuk është zaptuar dhe për çfarë arsye qeveria nuk erdhi për t’na shpjeguar se jemi në një truallë të huaj.

Ata deklaruan se nga kjo protestë nuk do të tërhiqen, derisa qeveria të vendosë dëmshpërblim të plotë.

Me këtë protestë është bashkuar dhe opozita. Sot në krah të banorëve të Unazës së re janë disa deputetë të PD-së.

Share: