Home KRYESORE Basha: Rama po përdor policinë për të fshehur vjedhjen e 40 mln...

Basha: Rama po përdor policinë për të fshehur vjedhjen e 40 mln eurove

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 300 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 19-të.

Këtë pasdite protestës tek ‘Unaza e Re’ i është bashkuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Basha tha se Edi Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve, do mbajë përgjegjësi dhe për të gjitha këto do e paguajë shtrenjt.

Kryeopozitari u shpreh se qytetarët me të drejtën e tyre të mbrojtur nga ligji u goditën ashpër. Ai përmendi gra që janë shtruar në spital me brinjë të thyera e shtylla kurrizore të shembura.

Basha shprehu keqardhje edhe për policen e cila humbi gishtat e dorës ditën e sotme nga një kapsollë e hedhur nga protestuesit.

Ai është një njeri i papërgjegjshëm, po përdor dhunën për 40 milion euro. Po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen prej 40 milionë euro. Së dyti ai po përdor probagandën”,-tha Basha.

Banorët vazhdojnë të shprehen se asgjë nuk do t’i ndalë të mbrojnë banesat e tyre, qoftë edhe me gjak.

I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë.U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti.Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime”, – është shprehur një prej protestuesve.

Share: