Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer bisedën me një ambasador të rëndësishëm. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, Berisha nuk përmendi emrin e ambasadorit, por tha se ai i kishte thënë që do ta arrestonin Vangjush Dakon.
Sali Berisha: Po ju tregoj bisedën me një ambasador shumë të rëndësishëm. Erdhi në zyra dhe më tha: Do ta arrestojnë edhe Gjushin?
Unë i them: Mision i pamundur
Pse, më thotë?
I them: A ke dëgjuar të arrestohet ndonjëherë gjysma e njeriut, po kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arrestosh Ramën, por jo gjysmën.
Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën./oranews.tv