Home KRYESORE ‘CEZ’, Kuvendi kërkon informacion te Prokuroria: Në ç’fazë janë hetimet?

‘CEZ’, Kuvendi kërkon informacion te Prokuroria: Në ç’fazë janë hetimet?

Kuvendi kërkon të dijë nga Prokuroria se në cilën fazë janë hetimet për dosjen ‘CEZ’. Kjo dosje u rikthye për hetim në Prokurori me vendim të gjykatës. Kërkesa është bërë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar me datë 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, si dhe të na vini në dsipozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi,” thuhet në kërkesën e Kuvendit.

Gjykata venosi zgjatjen e hetimet për dosjen ‘CEZ’, me qëllim marrjen në pyetje të Nue Kalajt, i dyshuar si ndërmjetësi mes palës shqiptare dhe çekëve për privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.

Share: